Mickoski në vendosjen e gur-themelit të fabikës së re të “Çagataj Kabllo”

Mickoski në vendosjen e gur-themelit të fabikës së re të “Çagataj Kabllo”

Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit të fabrikës së re të kompanisë turke “Çagataj Kabllo” në ZZHTI Shkup.

Mickoski dje, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitë në “Dare Xhambaz” theksoi se bëhet fjalë për investime shtesë prej gjashtë milionë eurove dhe 200 punësimeve të reja.

Kryeministri paraprakisht tha se edhe javën e ardhshme, më 16 korrik, do të vendset gur-themeli i parkut me erë në Shtip që duhet ta ndërtojë “Alkazar enerxhi”, si dhe se pas pushimeve do të ketë takim me udhëheqësinë e kompanisë turke “Kazanxhi grup” që të definohen prioritetet në nënshkrimin e Memorandumit.

MARKETING