Mickoski në TV SHENJA: Së shpejti opinioni do ta mësoj të vërtetën për vrasjen e Vanjës

Mickoski në TV SHENJA: Së shpejti opinioni do ta mësoj të vërtetën për vrasjen e Vanjës

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke komentuar rastin e vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, tha se policia nuk ka intervenuar me kohë.
“Njëri është i prerë dhe një i vrarë. Shumë shpejt nga sot opinioni do t’i dinë gjitha detajet. Ka detaje dhe shumë mungesa në hetim. Shihni kur publikon vajza e personit që është zhdukur me makinën e tij, shihni kur është data kur Vanja zhduket dhe shihni se kur fillon hetimi. Ne ishim si parti jashtë kësaj me qëllim që të mos krijohet përshtypje se si ata e krijuan me fëmijët në Smillkovë, Tamarës”, tha Mickoski, duke thënë se opinioni do t’i di informacionet. /SHENJA/

MARKETING