Mickoski në takim me ministren gjermane Berbok: Ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar nuk do të ketë
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takimin e sotëm me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federaletë Gjermanisë, Analaena Berbok tha se “ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar nuk do të ketë dhe se kjo përbërje e deputetëve nuk ka mandat të marrë nga qytetarët për të marrë pjesë në një proces të tillë”.
Siç informoi VMRO-DPMNE, takimi Mickoski – Berbok u mbajt në hapësirat e rezidencës gjermane në vend, ndërsa morën pjesë edhe nënkryetarët e partisë, Aleksandar Nikollovski, Gordana Koçoska Dimitrievska dhe Timço Mucunksi, si dhe anëtari i KE-së Antonijo Milloshoski.
“VMRO-DPMNE nuk do të lëshohet në një proces të tillë të cilin e imponpn pushteti, i cili, ndërkaq, atë e sheh si mënyrë për të blerë kohë dhe të amnistohet për krimin që po bëhet në nivel ditor. Nevojiten reforma reale dhe lëvizje në rrugën drejt BE-së, ndërsa n]jo angazhim deklarativ siç po bën pushteti”, theksoi Mickovski në takimin me ministren Berbok.