Mickoski në takim me Gir: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të nevojshme

Mickoski në takim me Gir: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të nevojshme

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian Dejvid Gir, ku biseduan për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për reformat të cilat vendi duhet t’i zbatojë, ndërsa që janë të rëndësishme për rrugën e saj drejt BE-së.

Siç njoftuan nga VMRO-DPMNE, Mickoski në takim theksoi se ekonomia e Mqqedonisë nga dita në ditë po fundoset, qytetarët po bëhen gjtihnjë e më të varfër, ndërsa pushteti nuk është i aftë t’u ndihmojë qytetarëve dhe biznesit në kohë krize.

Në takim, Mickoski theksoi se pushteti nuk ka as kapacitet, as dëshirë për t’i zbatuar reformat, në vend të kësaj, qëndron në kumtesë, jemi dëshmitarë të aferave të përditshme kriminele, nivelit të lartë të korrupsionit dhe gjyqësisë së robëruar për çka vërtetimi vjen nga institucionet ndërkombëtare relevante, por edhe nga vendet partnere strategjike të Maqedonisë.

“Mickoski theksoi se Maqedonia po qëndron shumë në vend, pushteti e ka çuar vendin në një situatë të pashpresë dhe për këtë nevojiten hapa dhe zgjidhje urgjente, dhe janë të nevojshme zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në takim u theksua bashkëpunimi, mbështetja dhe përkushtimi që Bashkimi Evropian i jep Maqedonisë dhe u theksua se kjo duhet të vazhdojë me intensitet të shtuar”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

MARKETING