Mickoski: Ne nuk jemi vetëm përfaqësues të kombeve dhe shteteve të ndryshme, por bartës të idealeve të përbashkëta

Mickoski: Ne nuk jemi vetëm përfaqësues të kombeve dhe shteteve të ndryshme, por bartës të idealeve të përbashkëta

Atdheu ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një ind i gjallë i përbërë nga historia, tradita dhe përpjekjet tona të përbashkëta. Atdheu nuk ndryshohet, nuk braktiset dhe nuk shitet – ai mbrohet dhe ndërtohet! Maqedonia, edhe pse e vogël, kurrë nuk ka hequr dorë nga identiteti i saj. Sot, kur disa përpiqen ta ridefinojnë familjen, ne përpiqemi ta mbrojmë atë qelizë dhe vlerë themelore. Familja është themeli ynë, atdheu ynë, baza jonë. Besoj se kjo është rruga që duhet ta ndjekim”, porositi kryeministri Hristian Mickoski nga Budapesti.

Ai sot në fjalimin e tij në Konferencë të aksionit konservativ politik përmendi se kryeministr hungarez Viktor Orban, është një nga liderit që i promovojnë vlerat në Evropë dhe për të cilin rol aktiv duhet të mbështetet dhe përshëndetet.

“Të mos i harrojmë miqtë tanë që i mbrojnë këto vlera. Miku ynë Viktor Orban është një nga liderët që i promovon këto vlera në Evropë dhe për rolin e tij aktiv duhet të mbështetet dhe përshëndetet. Kjo është politikë mbi themele të forta, politikë ku fjala është fjalë – e fortë si shkëmbi. Ju faleminderit për këtë. Edhe erërat e ndryshimit që i nisi administrata e Presidentit Trump janë politikë e rritjes dhe e rikthimit të shpresës”, tha Mickoski.

Ai shtoi se në kohën kur vlerat krishtere çdo ditë sulmohen, nuk do të heqim dorë kurrë nga trashëgimia shpirtërore e bashkëapostujve.

“Në një kohë kur vlerat e krishtera çdo ditë sulmohen, përqeshen dhe përjashtohen nga diskursi publik, ne jemi më se të sigurt: kurrë nuk do të heqim dorë nga trashëgimia shpirtërore të atyre që janë të barabartë me apostujt, vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi, të cilët nga Maqedonia sollën shkrimin dhe krishterimin në botën sllave. Së dyti – atdheu. Ajo – toka jonë amtare – nuk është vetëm një nocion gjeografik”, tha Mickoski.

Siç nënvizoi gjatë historisë sonë sumëshekullore kemi mësuar se liria paguhet me sakrifica.

“Sot, në frymën e bashkëpunimit, e vlerësojmë thellësisht mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, siç është Hungaria – shembulli i së cilës na frymëzon edhe më shumë që t’I përfaqësojmë vlerat në të cilat besojmë. Dhe më në fund – familja! Institucioni më i shenjtë që e ka krijuar Zoti. Sot, kur disa përpiqen ta ridefinojnë familjen, ne përpiqemi ta mbrojmë atë qelizë dhe vlerë themelore. Familja është themeli ynë, atdheu ynë, baza jonë. Sepse e dimë shumë mirë se çdo komb është aq i fortë sa janë të forta familjet e tij”, shtoi Mickoski.

Ai në fjalimin e tij bën thirrje që të përforcohet rezistenca jonë shpirtërore, sovraniteti dhe familja tradicionale.

MARKETING