Mickoski mohon se Merko do bëhet pjesë e Qeverisë: Mendoj, tamam puna!
Kryeministri Hristijan Mickoski hodhi poshtë si të pavërteta disa shkrime nëpër portale se Ramiz Merko do të bëhet pjesë e Qeverisë.
“Shikoni, po këtu është portali. Po, janë portale që supozoj që janë të financuara nga një qendër e njëjtë që tani është e zhgënjyer sepse Ramiz Merko nuk e mbështet BDI-në në raundin e dytë, dhe supozoj që tani për të bërë rëndesë të kundërt, si të bëjnë sensacion që ta fundosin atë lajm, nxjerrin në opinion një të pavërtetë. Mendoj, tamam puna, shikoni njerëz, shumë herë në të kaluarën e kemi thënë qëndrimin tonë për Ramiz Merkon, kështu që ja, po e lë në këtë mënyrë të krijojnë sensacion, absolutisht e pavërtetë!”, tha Mickoski.

