Mickoski: LSDM po bën gjimnastikë!

Mickoski: LSDM po bën gjimnastikë!

Pas deklaratës së LSDM-së e cila tha se ata në shtator të vitit të kaluar kanë bërë ngrirjen e marzhit të 500 produkteve më shumë se ajo që është këtë vit 73, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski ka reaguar ndaj LSDM-së duke thënë se po harrojnë se ishin ata që 1300 produkteve i rritën tatimin e vlerës së shtuar nga 5 në 10 përqind dhe më pas kanë vendosur shtesa luksoze që ta përdorin për tender të kurdisur.

Hristijan Mickoski, kryeministër

A të që po e dëgjoj nga opozita këtë periudhë përveç porosive që nuk prekin askënd, janë edhe këto do t’i quaja gjimnastika që po i luajnë në skenën e hapur, por kjo po ju kthehet boomerang negativisht nga ato. Ato harrojnë se ishin 1300 produkte nëse nuk gaboj që i rritën tatimin e vlerës së shtuar nga 5-10% dhe më pas vendosën edhe shtesë luksoze që të mund atë luks ta përdornin për tender të kurdisur”, u shpreh kryeministri. /SHENJA/

MARKETING