Mickoski: LSDM, BDI dhe E Majta kanë dëshirë të verbër për pushtet

Mickoski: LSDM, BDI dhe E Majta kanë dëshirë të verbër për pushtet

MARKETING

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbajti fjalim në tubimin popullor të zhvilluar sot në Dollnen, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale 2025, të cilat zhvillohen nën moton: “Zgjedhja e duhur! Njeriu Juaj! Vendi Juaj! Për të ardhmen Tuaj!”

MARKETING

Sample Image

Gjatë fjalës së tij, Mickoski theksoi se qytetarët në këto zgjedhje do të përballen me dy koalicione të qarta politike – njëra, siç u shpreh ai, “jo parimore”, e përbërë nga LSDM, BDI dhe E Majta, dhe tjetra e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, të cilën ai e konsideron si opsionin e vetëm për të ardhmen. “Nuk ka alternativë të tretë. Përballë kemi një koalicion të formuar mbi dëshirën e verbër për pushtet dhe privilegje, të bashkuar vetëm nga urrejtja ndaj VMRO-DPMNE-së,” tha Mickoski, duke përmendur konkretisht Venko Filipçen, Dimçe Apasievin dhe Ali Ahmetin si pjesë të këtij bashkimi.

Ai shtoi se, përballë kësaj aleance, qëndron koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, i cili, sipas tij, ka për synim zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

MARKETING