Mickoski lëshoi në përdorim një pjesë të rrugës Kërçovë–Ohër

Mickoski lëshoi në përdorim një pjesë të rrugës Kërçovë–Ohër

Sot mora pjesë në lëshimin në përdorim të një segmenti të autostradës Kërçovë–Ohër, kjo është një dëshmi e fortë se Maqedonia po ecën përpara, po ndërton dhe po tejkalon vitet e gjata të ngecjes, shkroi kryeministri Hristijan Mickoski në Facebook.
– Pothuajse një dekadë ky projekt ishte simbol i punëve të ngecura dhe të papërfunduara. Qytetarët, me të drejtë, ishin të zhgënjyer, shihnin kantierë të ngrirë dhe jo rrugë të përdorura. Fatkeqësisht, për shkak të kësaj situate, një pjesë e bashkëqytetarëve tanë humbën jetën këtu.

Kjo qeveri nuk humb kohë me justifikime, por punon. Kjo është vizioni ynë: Maqedonia e veprave, jo e justifikimeve. Ky është një dëshmi se mund të lëmë pas periudhën e ngecjes dhe të hapim rrugën drejt zhvillimit.

Do të vazhdojmë kështu, të ndërtojmë, të përfundojmë punët e nisura dhe të krijojmë perspektiva të reja për çdo rajon dhe çdo qytetar, shkroi Mickoski.

MARKETING