Mickoski: Krishlindja të na japë forcë të re për të punuar së bashku

Mickoski: Krishlindja të na japë forcë të re për të punuar së bashku

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski dërgoi një kartolinë për Krishtlindjen ortodokse në të cilën uroi që këtë festë të kalohet në qetësi shpirtërore, me gëzim në zemrat e gjithsecilit, në rrethin familjar dhe më të dashur. Mes tjerash kryeministri Mickoski, shton se krishlindja le të na japë forcë të re për të punuar së bashku dhe për të krijuar vepra të mëdha për të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë, përcjell urimet më të sinqerta me rastin e festës së madhe krishtere – Krishtlindjeve. Lindja e Shpëtimtarit të botës është simbol i dashurisë, mëshirës dhe sakrificës për të mirën e njerëzimit. Kjo ditë e shenjtë na kujton vlerat e vërteta – besimin, shpresën dhe dashurinë, të cilat duhet të na udhëheqin në jetën tonë të përditshme. Krishtlindja na thërret të solidarizohemi, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ndajmë gëzimin me të gjithë rreth nesh. Në kohën kur sfidat janë të shumta, kjo atmosferë festive na nxit të mendojmë për bashkësinë dhe unitetin, si bazamentin më të fortë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Krishtlindjet le të jenë një kujtesë se me besim, përpjekje dhe mirëkuptim të ndërsjellë, ne mund të krijojmë një shoqëri të mbushur me paqe, drejtësi dhe përparim. Krishtlindjet na japin forcë të ripërtërirë për të punuar së bashku dhe për të krijuar vepra të mëdha në të mirë të të gjithë qytetarëve, duke ushqyer traditën dhe shpirtëroren si themelet e shoqërisë sonë. Uroj që këtë festë ta kalojmë në qetësi shpirtërore, me gëzim në zemrat tona, në rrethin e familjes dhe dashamirëve. Hiri i Zotit na udhëzoftë gjatë jetës, duke sjellë mbarësi, shëndet, dhe suksese në çdo hap që hedhim. Krishti ka lindur! ”, shkruan Mickoski.

MARKETING