Mickoski: Koalicionin e pushtetit me ASH-në e barazoj me estradë, nuk ka kapacitet për reforma

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e barazon me estradë koalicionin e ri të mundshëm të paralajmëruar të qeverisë me bashkimin e Aleancës për Shqiptarët dhe vlerëson se ajo nuk ka kapacitet për reforma. Ai është ende optimist për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe beson se mbështetësit e shumicës qeveritare, të cilët janë “të pakënaqur nga situata”, nuk do t’i mbështesin ministrat e propozuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kjo, thotë ai, do të japë një përgjigje nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo do të mbahen zgjedhje të rregullta.

10-11 muajt e mbetur deri në zgjedhjet e rregullta, sipas tij, nuk do të përmirësojnë asgjë, dhe zgjedhjet janë domosdoshmëri që “populli të zgjedhë politikanë që do të mundësojnë përparimin e shtetit”.

“Teorikisht, sipas dëshirës së Kovaçevskit, BDI-së dhe atyre që tani po i bashkohen kësaj qeverie, le të themi edhe nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme, kemi diku rreth 10-11 muaj edhe sa mund funksionojë Qeveria. A beson dikush në Maqedoni se në këto 10-11 muaj mund të bëhet diçka, të përmirësohet cilësia e jetës, standardi i qytetarëve, të bëhen reforma strukturore. Edhe ata vetë nuk besojnë në të dhe prandaj e barazoj këtë koalicion të ri me një estradë, në të cilën këta politikanë që hyjnë në këtë koalicion të estradës qeveritare kanë vetëm një qëllim, dhe ai është të kënaqin disa rreth tyre dhe të rregullojnë edhe disa tendera që të mund të grabisin popullin. Aty nuk ka kapacitet për reforma sepse nuk kam parë një gjë të tillë në këto 5.5 vite sa është LSDM në pushtet, tha Mickoski në pyetjen e një gazetari gjatë vizitës në Komunën Karbinc.

Ai theksoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare “janë një domosdoshmëri, në mënyrë që populli të zgjedhë politikanë që do të udhëheqin qeverinë, do të bëjnë reforma strukturore dhe do ta çojnë vendin përpara” dhe që, siç theksoi, “do të ndërtojnë, jo do të vjedhin. siç sillet koalicioni aktual qeveritar i BDI-së me LSDM-në, i cili shohim se do të zgjerohet”.

“Unë jam ende optimist, sepse ende ka struktura në grupin parlamentar të LSDM-së dhe partive të tjera politike që ende e mbështesin shumicën qeveritare dhe ende reflektojnë qëndrime se janë të pakënaqur me atë që po ndodh dhe se do të inkurajohen dhe nuk do t’i pranojnë propozimet e Kovaçevskit që do t’i nominojë si ministra. Vetëm kjo do të japë përgjigje nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme apo do të shkojmë në zgjedhje të rregullta në pranverën e ardhshme së bashku me zgjedhjet presidenciale, tha Mickoski, duke shtuar se i vetmi koalicion i gjerë që do të pranonte është ai me popullin.

Kovaçevski dhe lideri i ASH-së Taravari dje kanë mbajtur takimin e dytë rreth paralajmërimit për anëtarësim të mundshëm të ASH në koalicionin qeverisës. Në takim, siç thanë ata, janë dakorduar për shumicën e objektivave të programit, ndërsa nuk janë diskutuar për zgjidhje kadrovike, por për këtë do të kenë takim në ditët në vijim.

 

MARKETING