Mickoski: Kapacitetet e Ushtrisë po rriten, 29 automjete të reja të blinduara nga SHBA-ja

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot morri pjesë në dorëzimin e 29 automjeteve të blinduara ushtarake për ushtrinë e URMV-së.
Mickoski, siç njoftojnë nga shtypi i qeverisë, tha se një nga prioritetet e tij kryesore ka qenë gjithmonë siguria e vendit, ruajtja e paqes dhe stabilitetit të vendit, sepse këto janë kushtet themelore që ne të jemi në gjendje të zhvillojmë një shoqëri që do të përparojë dhe një shoqëri që do të ofrojë një të ardhme për të gjithë qytetarët.
“Sa i përket përcaktimit të prioriteteve, diçka që e kemi diskutuar më parë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Ministrin, Ambasadorin dhe kolegë të tjerë në vitet në vijim në mënyrë që të mund të planifikojmë buxhetin, të investojmë si në zhvillimin e shtetit ashtu edhe në zhvillimin e Ushtrisë.
Por edhe kur flasim për investime në Ushtri, flasim edhe për modernizimin dhe ndërtimin e dy korridoreve shumë të rëndësishme, që janë Korridori 10 dhe Korridori 8, të cilët në thelb, jo vetëm tani por edhe në të ardhmen, do të përfaqësojnë logjistikë të shkëlqyer për Krahun Jugor të NATO-s, ku ne, si Maqedoni, bëjmë pjesë, dhe kjo është një nga ambiciet dhe planet tona kryesore në vitet në vijim, modernizimi i Ushtrisë, furnizimi me atë që nevojitet dhe përcaktimi i prioriteteve dhe realizimi i këtyre prioriteteve në aspektin e pajisjeve. Por edhe modernizimi dhe ndërtimi i këtyre 2 korridoreve të rëndësishme logjistike për NATO-n, veçanërisht për Krahun Jugor të NATO-s”, tha Mickoski.
Kryeministri falënderoi ambasadoren e SHBA-së, Angela Aggeler e cila gjithmonë ofron mbështetje për vendin.
“Është gjithmonë aty kur duhet të diskutojmë modernizimin e Forcave të Armatosura të Maqedonisë, dhe jam i bindur se si partnerë strategjikë, mund të jemi një partner shumë më i vogël krahasuar me SHBA-në, por ne jemi një partner i rëndësishëm sepse ndërtohen partneritete, mirëmbahen partneritete, kultivohen partneritete dhe do të vazhdojmë në atë drejtim në vitet që vijnë”, shtoi Mickoski.