Mickoski: Jemi duke bërë hapa gjigant në ekonomi – rritje të BPV-së mes 4 dhe 6 për qind në tremujorin e dytë dhe rritje historike të prodhimit industrial

Jemi duke bërë hapa gjigant në ekonomi. Në maj shënojmë rritje historike në prodhimtarinë industriale prej 9,4 për qind, kemi eksport më të madh të produkteve bujqësore për 57 për qind në pesë muajt e parë të vitit krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar dhe 22 për qind më shumë turistë në tremujorin e parë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kur kemi thënë se BPV-ja në bazë reale në tremujorin e parë është rritur për 3,2 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar dhe se ky është rezultati i katërt në Evropë, menjëherë pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë, shumë kanë qeshur. Por tani mund të paralajmëroj se në tremujorin e dytë do të kemi rezultat akoma më të mirë, duke i pasur parasysh këto indikatorë, se do të lëvizim mes 4 dhe 6 për qind, gjë që është hap gjigant, sepse indikatorët e parë nga dy muajt e parë në tremujorin e dytë, prill dhe mas, janë të mëdha”, tha sot kryeministri Hristian Mickoski.
Siç tha Mickoski në fjalimin në vendosjen e gur-themelit të Parkut me erë në Shtip, edhe parametrat e tjerë janë gjithashtu gjigant – ndërtimtaria, numri i lejeve të dhëna, vlera e objekteve që matet në 20, 30, 40, 50 dhe 60 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
“Po e them këtë me një qëllim – se nuk mund të ketë një ekonomi të fortë nëse nuk e ke rifituar besimin tek investitorët në një farë mënyre, ndërsa besimi rifitohet në dy mënyra: e para është disiplina në punë dhe ndershmëria dhe e dyta – beteja me krimin dhe korrupsionin dhe sundimi i ligjit”, tha Mickoski.
Ai gjithashtu informoi se këtë mëngjes lexoi lajmin sipas të cilit Organizata Botërore e Turizmit e KB-së e ka përfshirë Maqedoninë si destinacionin e tetë turistik në botë, me një rritje prej 22 për qind të mbërritjeve turistike në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Ky, theksoi kryeministri, është një hap gjigant përpara, 22 për qind më shumë turistë.
“Jemi fuqimisht të përkushtuar ndaj ekonomisë sepse besojmë fuqimisht se kemi potencial të madh që mund të na çojë me hapa gjigantë përpara dhe ne po e bëjmë këtë, ndërsa këta janë treguesit fillestarë të këtij viti, në kontrast me hapat prapa të shtatë viteve të kaluara. Në tremujorin e parë, pesë muajt e parë, gjysmën e parë të vitit, po bëjmë hapa gjigantë përpara”, theksoi Mickoski.