Mickoski: Identiteti maqedonas për mua nuk është vetëm kuzhina, por edhe revolucionarët maqedonas Dellçevi, Gruev dhe Sandanski

Kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigjen e tij ndaj deklaratës në konferencën e përbashkët për shtyp me komisioneren evropiane Marta Kos, theksoi se për të, identiteti maqedonas nuk janë vetëm specialitete maqedonase, por edhe Goce Dellçev dhe Dame Gruev dhe Sandanski.
“Për mua, identiteti im nuk është vetëm kuzhina e mrekullueshme maqedonase, por edhe Goce Delçev dhe Shapkarev, dhe Miladinovci dhe kryengritja e Ilindenit dhe Damjan Gruev dhe Jane Sandanski.. Nuk e di nëse kolegët e mi nga lindja do të ndajnë të njëjtin mendim, por këta janë njerëzit që janë pjesë e identitetit tonë, identitetit maqedonas”, tha Mickoski.
I pyetur në lidhje me amendamentet kontestuese të propozuara nga eurodeputetët bullgarë për raportin për vendin mbi gjuhën maqedonase “moderne” (ose bashkëkohore) që cenojnë identitetin, i cili do të miratohet në Parlamentin Evropian në një seancë plenare të planifikuar për 8 korrik, Mickoski u përgjigj se gjithçka mund të pritet dhe se asgjë nuk do ta habisë.
“Pres të ketë të gjitha llojet e inxhinierisë në Parlamentin Evropian (PE) dhe do të isha shumë, shumë i kujdesshëm, sepse udhëhiqem nga maksima: mos dëgjo çfarë thonë, shiko çfarë bëjnë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai thekson se është gjithmonë pak më i kujdesshëm kur bëhet fjalë për identitetin, për shkak të përvojës tre-dekadëshe të vendit deri më tani.
“Po, kjo është e vërtetë, e mbajmë me vete, thellë brenda nesh. Por duhet të pranoj se për më shumë se tre dekada kemi humbur një pjesë të madhe të identitetit tonë duke ndryshuar flamurin, duke ndryshuar emrin, duke ndryshuar Kushtetutën disa herë. Dhe në kushte kur nuk kemi asnjë garanci se ky do të jetë lëshimi i fundit i identitetit që duhet të bëjmë, do të isha shumë, shumë më i kujdesshëm, sepse udhëhiqem nga maksima: mos i dëgjoni çfarë thonë, shikoni çfarëbëjnë. Dhe ajo që bënë dhe po bëjnë disa nga anëtarët e Parlamentit Evropian nga fqinji ynë lindor nuk ka të bëjë fare me vlerat evropiane”, theksoi Mickoski.