Mickoski: Gjetëm një lloj kompromisi për Ligjin për kundërvajtje, ndërsa për qeverinë teknike jemi të pajtimit ta shfuqizojmë

Mickoski: Gjetëm një lloj kompromisi për Ligjin për kundërvajtje, ndërsa për qeverinë teknike jemi të pajtimit ta shfuqizojmë

Gjetëm një lloj kompromisi për Ligjin për kundërvajtje, ndërsa për qeverinë teknike në përgjithësi u pajtuam se duhet të mbetet në të kaluarën, deklaroi kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit të sotëm të liderëve në Klubin e Deputetëve.

“Ajo që për mua paraqet momentalisht…akute, dhe që duhet të gjendet zgjidhje dhe mendoj që sot në këtë mbledhje arritëm të gjejmë kompromis, është Ligji për Kundërvajtje, që të mundet “Safe City” ose “Qytet i Sigurt” të fillojë të funksionojë nga 1 shkurti, ashtu siç është paralajmëruar. Për miratimin e këtij ligji, që e ritheksoj që është 2/3, për të njëjtin nuk kemi nevojë për shumicë të Badenterit”, theksoi Mickoski.

MARKETING