Mickoski: Gjetëm një lloj kompromisi për Ligjet që lidhen me vënien në funksion të “Safe Cityt” më 1 shkurt

Mickoski: Gjetëm një lloj kompromisi për Ligjet që lidhen me vënien në funksion të “Safe Cityt” më 1 shkurt

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është gjetur një lloj kompromisi për Ligjin për Kundërvajtjet, në mënyrë që sistemi “Qyteti i Sigurt” të vihet në funksion nga 1 shkurti, ashtu siç edhe ishte planifikuar.

“Ajo që për mua është momentalisht akute dhe që duhet të gjendet zgjidhje shpejt dhe mendoj që sot në mbledhje arritëm të gjejmë kompromis është Ligji për Kundërvajtje që të mundet ‘Safe City’ apo ‘Qyteti i Sigurt’ të fillojë të funksionojë nga 1 shkurti ashtu siç ishte paralajmëruar. Theksoj se ky ligj është 2/3, për të njëjtin nuk kemi nevojë për shumicë Badenteri. Mendosj se të gjithë pjesëmarrësit u pajtuam”, tha Mickoski.

MARKETING