Mickoski: Eksporti i produkteve bujqësore ka shënuar rritje për 5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025

Mickoski: Eksporti i produkteve bujqësore ka shënuar rritje për 5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025

Në tremujorin e parë të vitit 2025, eksporti i produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje prej pothuajse 5%, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një deklarate për media, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur sektorin bujqësor, veçanërisht në rajonet tradicionale bujqësore si Pollogu.

MARKETING

“Po, absolutisht. Jashtëzakonisht shumë kemi investuar edhe në pjesën e bujqësisë. Për bujqit, gjatë periudhës së kaluar janë realizuar shumë transferta dhe janë shlyer borxhe të trashëguara nga e kaluara. Që nga ky vit do të fillojmë t’i shlyejmë obligimet në mënyrë të rregullt”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se përveç rritjes së eksportit, është arritur një çmim rekord për duhanin dhe produkte të tjera bujqësore, duke përfshirë edhe frutat, gjë që sipas tij dëshmon për një përparim të dukshëm në sektorin bujqësor.

“Jam i bindur se në periudhën që vijon do të arrijmë rezultate edhe më të mira, sepse kjo ndikon në produktin e brendshëm bruto dhe është shumë e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ndërsa ne, si Qeveri, do të vazhdojmë ta mbështesim bujqësinë dhe bujqit”, tha kryeministri.

Qeveria ka paralajmëruar edhe masa shtesë për përmirësimin e kushteve të punës në bujqësi, subvencione më efikase dhe përshpejtimin e pagesave ndaj fermerëve.

MARKETING