Mickoski: Edhe gjatë kohë nuk do të ketë punime në korridorin 8 ngase nuk ka projekt
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hrsitian Mickoski sërish me kritika ndaj Qeverisë për Korridorin 8. Sipas tij me ndryshimet në ligjin për ndërtim po kërkohet që projekti të nis pa leje për ndërtim. Poashtu Mickoski e kundërshton zgjatjen e orarit të punës, numrin e punëtorëve nga jashtë dhe shpronësimin e ndërtimeve pa leje, si dhe një sër vërejtjes tjera.
“Ndryshimet e propozuara në Kuvend kërkojnë fillimin e projektit pa leje për ndërtim. Ne të gjithë për të ndërtuar diçka na nevojitet leje për ndërtim, që do të thotë se kemi qytetar të rendit të parë, rendit të dytë vende të zbrazëta dhe të gjithë ne. Kështu funksionon kjo Qeveri e BDI-së e përkrahur nga partneri më i vogël LSDM-ja.”, ka deklaruar Mickoski.
Mickoski ka thënë se edhe gjatë kohë nuk do të ketë punime në teren ngase nuk ka preket, ndërsa ka shtuar se nga sot ka filluar të rrjedh afati për t’i paguar penale kompanisë “Bechtel- Enka”.