Mickoski: Ecim drejt menaxhimit modern, të qëndrueshëm dhe evropian me mbeturinat

Mickoski: Ecim drejt menaxhimit modern, të qëndrueshëm dhe evropian me mbeturinat

Sot dërgojmë një mesazh të fortë dhe të qartë se po ecim përpara, nga një sistem që është lënë pas dore me dekada, drejt një menaxhimi modern, të qëndrueshëm dhe evropian të mbeturinave, tha kryeministri Hristijan Mickoski nga Manastiri, ku u promovuan pajisjet për menaxhimin e mbeturinave për komunat e rajonit të Pellagonisë dhe Jugperëndimit.

Sipas kryeministrit Mickoski, me dorëzimin e pajisjeve të reja për trajtimin e mbeturinave të ngurta, po hidhet një hap konkret drejt një mjedisi më të pastër, një cilësie më të lartë jetese dhe mbrojtjeje më të fortë të shëndetit të qytetarëve.

“Kjo pajisje nuk është vetëm një mjet teknik, është një simbol i ndryshimit sistemik. Me shpërndarjen e saj, ne mundësojmë rritje të ndjeshme të mbulimit të shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale. Kjo do të thotë që çdo vendbanim, çdo qytetar merr trajtim të barabartë dhe kujdes të barabartë nga shteti. Me këtë investim, ne po sulmojmë drejtpërdrejt deponitë ilegale, problemin e gjatë të asgjësimit informal dhe të pakontrolluar të mbeturinave. Në vend të kaosit, po vendosim rend, në vend të improvizimit, po ndërtojmë një sistem. Është veçanërisht e rëndësishme që po krijojmë kushte për përzgjedhjen e mbeturinave në burim. Ky është një ndryshim kulturor, jo vetëm një masë teknike”, theksoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri theksoi se investimi do të thotë edhe dëshmi e dukshme dhe praktike e, siç tha ai, investimeve që po i bëjnë.

Në ngjarjen promovuese u drejtua edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot nga Novaci njoftoi se menaxhimi i mbetjeve dhe reduktimi i ndotjes së ajrit janë ndër prioritetet kryesore të mandatit të tij. Në këtë drejtim, sot filloi zbatimi i modelit rajonal për menaxhimin e mbetjeve, me një investim prej rreth 11 milionë eurosh në paisje për seleksionim dhe transport.

“Projekti do të përfshijë mbi 400,000 qytetarë nga 18 komuna në rajonin e Pellagonisë dhe rajonin Jugperëndimor dhe është i lidhur drejtëpërdrejt me qendrën e ardhshme rajonale për menaxhimin e mbetjeve në Novaci, si dhe me stacionet e transferimit në Prilep, Ohër, Kërçovë dhe Dibër”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se viti 2026 do të jetë vendimtar për vendosjen e infrastrukturës bazë.

Ministri Hoxha njoftoi se janë duke u zhvilluar përgatitjet për një procedurë publike për deponinë rajonale për rajonin e Pellagonisë dhe rajonin Jugperëndimor, e cila pritet të realizohet brenda një afati prej gjashtë muajsh.
“Në mënyrë paralele, po finalizohet procedura për deponinë në rajonin e Pollogut në Rusino, është shpallur edhe një thirrje publike për deponinë në Sveti Nikollë, e cila do të përfshijë rajonin Verilindor dhe Lindor”, tha Hoxha.

Hoxha deklaroi se me fillim e ndërtimit të tre deponive rajonale të mbeturinave në vitin 2026, shteti hyn në një epokë të re të menaxhimit modern, të qëndrueshëm dhe të harmonizuar me standardet evropiane të mbetjeve.
Мinistri shprehu mirënjohje ndaj BERZH-it, SECO-s, Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Qeverinë e Suedisë, përmes të cilëve janë siguruar rreth 90 milionë euro për ndërtimin e këtyre qendrave, si dhe ndaj njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike komunale, duke bërë një apel për bashkëpunim të gjerë me të gjithë palët e interesuara në vend për një mjedis jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm.

MARKETING