Mickoski: E harxhojnë pa mëshirë buxhetin, pastaj vendosin taksa që i paguajnë qytetarët

Mickoski: E harxhojnë pa mëshirë buxhetin, pastaj vendosin taksa që i paguajnë qytetarët

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka komentuar sot rritjen e TVSH-së, për disa produkte ushqimore. Ai thotë se Qeveria kamulfon me oponion duke deklaruar se TVSH-ja do të rritet vetëm për produktet lukzoze, e në fakt sipas tij, kjo nuk ka të bëjë fare me lukzozin, por me produktet udhqimore bazë, të cilat qytetarët i blejnë çdo ditë.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Ju mungojnë para në buxhet, sepse i harxhojnë pa mëshirë për projekte, në të cilat nuk është vendosur asnjë gozhdë. E dini për një projekt të tillë janë harxhuar rreth 200 milionë euro, por fatkeqësisht nuk është vendosur asnjë gozhdë dhe prandaj tash ju duhen më shumë para për tenderë në katër sy, për provezione të cilat ju kthehen”.

Mickoski shtoi se kur Qeveria nuk ka para në buxhet, atëherë burimi i vetëm për më shumë para janë taksat më të larta që duhet të paguajnë qytetarët. /SHENJA/

MARKETING