Mickoski do ta presë mendimin e KSHPK-së për drejtorin e ASK-së Hristovski, pohon se ka certifikatë për sekret shtetëror
Drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Bojan Hristovski ka certifikat për sekret shtetëror, pohon sot kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gur themelit për ndërtimin e kopshtit të ri në komunën Gjorçe Petrov.
I pyetur se çfarë do të bëjë Qeveria për çështjen e hapur të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për emërimin e Hristovskit për drejtor të ASK-së, kryeministri tha se do të presin mendimin e Komisionit.
Antikorrupsioni hapi një çështje për emërimin e Hristovskit si drejtor i ASK-së pas pranimit të një parashtrese anonime në Komisionit në të cilën shkruhej se ai kinse nuk i plotëson kushtet për të qenë drejtor.
Pretendimet, sipas kryetares Tatjana Dimitrovska, kanë të bëjnë me mosplotësimin e kushteve për emërimin e drejtorit. Konkretisht në pjesën e arsimit, marrjen e certifikatës së sigurisë dhe përkatësinë në një parti politike.