Mickoski: Do ketë përgjegjësi për secilin që është i përfshirë në tragjedinë e Koçanit

Mickoski: Do ketë përgjegjësi për secilin që është i përfshirë në tragjedinë e Koçanit

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se do të ketë përgjegjësi për të gjithë të involvuarit të cilët kanë faj për tragjedinë në diskotekën “Puls”.
Për gjithçka që ndodhi, së pari duhet të ketë përgjegjësi penale për secilin, pa përjashtim, pavarësisht se nga cila institucion është, në cilin nivel, nga cila parti apo profesion… Prisni që kur bëhet fjalë për përgjegjësi, nuk do të ketë mëshirë. Duhet të ketë përgjegjësi me emër dhe mbiemër, pa mëshirë. Është e nevojshme të demonstrohet përgjegjësi morale. Në ditët në vijim do të ndërmarrim një sërë masash, aktivitete dhe vendimesh që do të kenë shumë rëndësi në luftën për këtë vend, në emër të të gjitha viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre. Këtë jua detyrohem juve dhe familjeve të të ndjerëve,” deklaroi Mickoski.

MARKETING