Mickoski: “Dikush ka interes” të shpërthejnë zjarre si në Trubarëvë, 4 janë arrestuar

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se raste si zjarri në Trubarevë do të vazhdojnë të ndodhin, sepse, siç thotë ai, “dikush ka interes”. Mickoksit ha se sipas informacioneve që kanë zjarri është shkaktuar qëllimisht dhe se momentalisht 4 persona janë arestuar për këtë çështje.
HRISTIJAN MICKOKSI, KRYEMINISTËR
“Dua të them se gjëra të tilla do të ndodhin dhe nuk do të ndalen. Sepse ka qendra pushteti që nuk duan që kjo qeveri të ketë sukses. Ata do të vazhdojnë të shkaktojnë ndërsa ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe në fund do të fitojmë. Dua t’u theksoj të gjithë qytetarëve se ajo që po ndodh tani dhe ajo që po ndodhte në verë do të vazhdojë, sepse dikush ka interes, por do të mposhtet.”
Mickoksi tha se sipas matjeve aktuale cilësia e ajrit nuk është në rrezik.
HRISTIJAN MICKOKSI, KRYEMINISTËR
“Që nga dje ka pasur rekomandime, të gjithë ata që janë brenda perimetrit të këtij zjarri do të evakuohen brenda një ose dy ditëve të ardhshme, megjithëse matjet e fundit thonë se nuk ka ndotje të madhe. Dje, nëse kishte ndotje midis 8 dhe 9, tani është midis 5 dhe 6. Ka, por nuk është shumë e madhe, po flas për një perimetër prej 100 metrash rreth zjarrit.”