Mickoski: Deri në mesin e nëntorit subvencione mbi një miliard e treqind milionë denarë për rreth 20.000 bujq

Mickoski: Deri në mesin e nëntorit subvencione mbi një miliard e treqind milionë denarë për rreth 20.000 bujq

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se do të ketë rritje të subvencioneve për 1 miliard e 300 milione denarë për rreth 20 000 bujq. Gjendja e bujqëve thotë Mickoski është katastrofale, pasi të tillë e trashiguam. Nga periudha 25 dhe 26 qershor deri më 17-18 nënëtor tha se më shumë se 1 miliard e 300 milion denarë u janë paguar bujqëve për subvencione. Kjo sipas tij deri më tani ka qenë e pamundur. Ai paralajmëroi se ky konsolidim do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Do ju kujtoj se kemi pasur çmim jashtëzakonisht të mirë për vreshtarët, për ata që merren me vreshtari. Gjithashtu mbështetje për kultivuesit e kumbullës. Kemi pasur masa të jashtëzakonshme për prodhuesit e elbit dhe grurit, me mollën tani situata është e shkëlqyer. Kështu që gjithëç që ka paraqitur problem të trashëguar nga ana e pushtetit të kaluar nga LSD-BDI, do ta sanojmë dhe do të luftojmë sepse secili njeri është i rëndësisshëm”, u shpreh Mickoski. /SHENJA/

MARKETING