Mickoski: Dëmi nga eurobondi i dështuar dhe i ri është 18 milionë euro, do të ketë përgjegjësi

Mickoski: Dëmi nga eurobondi i dështuar dhe i ri është 18 milionë euro, do të ketë përgjegjësi

Dëmi nga eurobondi i dështuar dhe i ri është rreth 18 milionë euro, ndërsa me ato para mund të ndërtoheshin së paku 10 shkolla më bashkëkohore, kppshte apo salla sportive apo ndërkaq t’u jepen pridhuesve të bukës në mënyrë që të mos rritet çmimi për qytetarët, deklaroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Pas ndryshimit të pushtetit, shtoi Mickoski, “do të konstatohet përgjegjësia dhe fajtori për këtë punë”, në pajtim me Kodin penal.

“Për shkak të eurobondit të dështuar i riu u editua me normë më të lartë të interesit dhe që pushteti të manipulojë me shifrat nga norma e interesit, nga 600 milionë euro e ulën në 500, ndërsa nga ana tjetër u detyruan edhe tek bankat e vendit, para që kryesisht janë të dedikuara për ekonominë”, deklaroi Mickoski gjatë vizitës së sotme në komunat Novo Sellë dhe Bosillovë, në kuadër të aktivitetit “Ndryshimet në vepër”.

Siç theksoi, eurobondi i parë që dështoi për shkak të nënshkrimit të ministrit të ndërruar të Drejtësisë, Nikolla Tupançevski ishte me normë interesi prej 6,5 për qind, ndërsa i dyti prej 7,25 për qind.

“I pari ishte 600 milionë, i dyti, që të manipulojnë me shifrat në normën e interesit, e ulën në 500 milionë, sepse ndërkohë u bënë presion bankave të vendit, kështu që edituan eurobonde në treg vendor. Dhe në vend se, bankat, paratë t’i plasojnë në ekonomi, në ndërmarrje në mënyrë që në këto kohë të vështira ndërmarrjet të mund disi ta kalojnë vitin, paratë për deri ato 600 milionë shkuan në shtet, që shteti, përmes tenderëve në katër sy, të mund të vjedhë”, deklaroi Mickoski.

MARKETING