Mickoski: As BDI dhe as LSDM nuk kanë kapacitet për të realizuar reforma, do luftojmë krimin dhe korrupsionin

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën për 34-vjetorin e Unionit të Forcave të Reja në VMRO-DPMNE tha se LSDM dhe BDI nuk kanë kapacitet për realizimin e reformave.
Ai tha se LSDM në zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbetet pa asnjë komunë.
Sa i përket kërkesës së BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski, tha se nuk është i sigurt nëse ata me të vërtet i dëshirojnë këto zgjedhje.
“Me të vërtet nuk e di cili është qëllimi, nëse vërtet besojnë në këtë, apo është ndonjë estradë apo paradë para votuesve të tyre dhe mbështetësve të tyre. Por një gjë është e qartë, para zgjedhjeve premtuam se kjo qeveri nuk ka vend për këtë BDI, kështu siç është, për BDI që është e pareformuar, BDI që kishte mundësi 23 vjet të tregojë dhe vërtetojë se çfarë kapaciteti ka, këtë e përmbushëm, kjo disi po harrohet, se atë që e premtojmë, ne e realizojmë, për këtë dua të them se në zgjedhjet e ardhshme, këto lokalet por edhe parlamentaret e ardhshme, dy çështje themelore do të jenë të rëndësishme, e para, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe e dyta, realizimi i reformave. As LSDM, as BDI, as askush nga opozita nuk kanë kapacitet për luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe për realizim të reformave.”, tha mes tjerash Mickoski.