Mickoski: Ajo çfarë ka ndodhur është vrasje masive, dikush e ka lejuar për korrupsion, mito dhe kriminal

Mickoski: Ajo çfarë ka ndodhur është vrasje masive, dikush e ka lejuar për korrupsion, mito dhe kriminal

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se kanë zbuluar se vetëm 12 licenca janë lëshuar në vitin 2024 për kabare, ndërsa nuk dihet se sa prej tyre ende e kanë valide për shkak se ato vlejnë 12 muaj.
“Na pret shumë punë, është e dukshme se dikush nuk e ka bërë punën dhe tani po tenton nën gjoja ndonjë politizimi të fsheh punën kriminale që e ka bërë përderisa e ka udhëhequr atë institucion. Nuk do të ketë mëshirë, këtë e kam thënë edhe mbrëmë po e përsëris edhe sot, kushdo qoftë, nga cilado përkatësi etnike dhe partiake. Ajo që ka ndodhë është më shumë se krim, do të thoja: vrasje masive e cila dikush e ka lejuar për para, mito dhe korrupsion që të ndodh”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

MARKETING