Mickoski: Afaristët gjermanë shohin potencial të madh tek Qeveria, presim të realizohen investime të mëdha
Takim produktiv, diskutim efikas dhe shpresëdhënës, është përshtypja e kryetarit të Qeverisë, Hristian Mickoski dhe përfaqësuesve të Odës ekonomike të Gjermanisë (OA-Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft) të cilët sot realizuan takim në Berlin.
Në tkaim, siç kumtoi shërbimi qeveritar prë shtyp, u promovuan mundësitë investuese dhe kapacitetet në shtet, ndërsa kompanitë e huaja shprehën interesim për investime të reja në shtet.
“Shumë kompani të cialt ishin të pranishme në këtë takim tashmë janë të pranishme me fabrikat e tyre prodhuese tek ne. Pati edhe kompani të tilla të cilat pa hezitim shprehën dëshirë të investojnë tek ne dhe të jenë të pranishme në tregun e Maqedonisë së Veriut. Normalisht, shkëmbyem hollësi për kontaktin e mëtutjeshëm dhe mendoj se shumë shpejtë prej sot do të jemi të vizituar, do t’i hapim negociatat për investimin e tyre të mundshëm. Qëllimi ynë si Qeveri që prej fillimit ishte prëgytitja e klimës investuese dhe rritja e aktivitetit investues të kompanive, jo vetëm vendore por edhe të huaja gjithashtu. Mendoj se në Gjermani kjo është mundësi jashtëzakonisht e madhe, duke pasur parasysh se këmbimi ynë tregtar tejkalon mbi pesë miliardë euro”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Disa nga prëfaqësuesit e Odës ekonomiek gjermane cekën se presin t’i rrisin kapacitetet e tyre në shtetin tonë.
Andreas Shole theksoi se po zhvillojnë projekte të elektranave me erë. “Në lindje të Kumanovës, e filluam këtë projekt para disa viteve, por ngecëm. Tnai me ,bështetje të kryeminsitrit dhe Qeverisë së tij. shohim se ka me të vlrtetë potencial të madh që mund të ecim përpara shumë shpejtë dhe kështu investimi ynë mund të realizohet shumë shpejtë. Kështu që shpresojmë në periudhën e mandatit do të mund të përmbushim gjithçka, e ndoshta madje edhe të fillojmë me prodhimin tonë të energjisë elektrike”, deklaroi Shole.
Emilia Careva, ProKredit Banka Gjermani, siç është cekur në kumtesë, shprehi falënderim që mund të jenë pjesë e takimit me kryeminsitrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përfaqësuesi i Dojçe Telekom, siç është cekur në kumtesën e shërbimit qeveritar prë shtyp, theksoi se kushtet për investime të huaja janë shumë të mira.