Miami e Dallas kalojnë më tej, përcaktohen finalistët e fazës “Play-in”

Miami e Dallas kalojnë më tej, përcaktohen finalistët e fazës “Play-in”

Të mërkurën në mbrëmje janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e radhës së fazës “Play In” në NBA, që do të përcaktojnë skuadrat e fundit çerekfinaliste. Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Miami fitoi 109-90 në fushën e Chicago. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Tyler Herro, protagonist me 38 pikë. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze në këtë Konferencë, Miami do të luajë ndaj Atlanta.
Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Dallas mundi 120-106 Sacramento, në një duel pa shumë histori. Anthony Davis me 27 pikë e Klay Thompson me 23 pikë u dalluan për miqtë. Në sfidën që do të përcaktojë ekipin e fundit çerekfinalist në Perëndim, ekipi i Dallas do të luajë ndaj Memphis.

MARKETING