MF: Ndaj kompanive janë plasuar mbi 200 milonë euro për mbështetjen e investimeve

MF: Ndaj kompanive janë plasuar mbi 200 milonë euro për mbështetjen e investimeve

Ministria e Financave realizoi pagesën prej 785 milionë denarëve ndaj Bankës Zhvillimore për mbështetjen e kompanitë vendase. Kjo është transheja e shtatë që po transferohet nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore, nga mjetet e destinuara për të stimuluar ciklin e investimeve në sektorin privat prej rreth 300 milionë eurove.

Me këtë transhe, vlera që shteti ka injektuar ndaj ekonomisë vendase për të mbështetur investimet tejkalon 200 milionë euro. Konkretisht, 190.5 milionë euro janë investuar përmes gjashtë transheve të paguara.

Mjetet, të cilat janë parashikuar në Buxhetin e vitit 2025 në vlerë prej 250 milionë eurove, janë siguruar me kushte të favorshme nga Banka Hungareze Eksport-Import dhe po plasohen gjithashtu me kushte të favorshme edhe tek shfrytëzuesit përfundimtarë, përkatësisht te kompanitë vendase. Norma vjetore e interesit është 1,95 për qind ndërsa afati i shlyerjes është deri në 15 vjet me  periudhë grejs deri në 3 vjet

MARKETING