MF: Metodologji e re për përllogaritjen e tatimit të automjeteve do të ndikojë te automjetet luksoze

MF: Metodologji e re për përllogaritjen e tatimit të automjeteve do të ndikojë te automjetet luksoze

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi ndryshimet në Rregulloren për mënyrën e përllogaritjes së tatimit të automjete dhe vlerave të nevojshme për përllogaritjen e tatimit për automjetet për shkak të nevojës së aplikimit të metodologjisë së re për përllogaritjen e sasisë së shkarkimit të gazrave nga automjetet, e cila është në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, përmbushjes së detyrimeve nga Marrëveshja  klimatike e nënshkruar në Paris për uljen e emetimit të gazeve serrë neto, si dhe harmonizimin me  standardet e reja të BE-së, njoftoi Ministria e Financave.

Nga atje sqarojnë se metodologjia e re, e cila bazohet në matjen e emetimit të gazrave të shkarkimit CO2 në mjedisin jetësor, përfaqëson procedurën e harmonizuar globale për testimin e nivelit të emetimit të dioksidit të karbonit nga automjetet, e cila është  në zbatim të detyrueshëm në BE për të gjitha automjetet e sapoprodhuara nga viti 2022 dhe e njëjta mundëson lidhje të drejtpërdrejt midis tatimit të automjeteve dhe eksternaliteteve negative të shkaktuara nga emetimet e CO2 të automjeteve.

Me përshkrimin e kësaj metodologjie, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundësohet që automjetet e reja të tatimohen në mënyrë adekuate, sipas vlerave të emetimit mesatar të CO2 të shprehura në certifikatën e konformitetit për miratimin e automjetit nga BE-ja (Certifikata e konformitetit-COC ) sipas metodës WLTP, njofton Ministria e këtij dikasteri.

Siç saktësojnë, me zbatimin e koeficientëve të përcaktuar për përllogaritjen e komponentit specifik për CO2 të tatimit mbi automjetet, mundësohet tatimimi i përforcuar përmes tatimit mbi automjetet për ndotësit e mëdhenj, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e automjeteve luksoze të udhëtarëve ose automjeteve shumë të vjetra që janë më pak ekologjike në aspektin e  ndotjes së mjedisit. Qëllimi është të inkurajohen qytetarët dhe kompanitë që të investojnë në blerejen e automjeteve që plotësojnë standardet më të larta ekologjike, pavarësisht nëse bëhet fjalë për blerjen e automjeteve të reja apo  tashmë të përdorura, me ç’rast në këtë mënyrë do të kontribuohet në dekarbonizimin e transportit në vend dhe në uljen e ndotjes së ajrit.

“Sipas të dhënave të cilat i disponon Drejtoria Doganore për importin e automjeteve të udhëtarëve në vend, Rregullorja e re nuk do të ketë ndikim financiar negativ te blerësit e veturave të reja, përveç veturave që bien në kategorinë e veturave luksoze etj., automjetet premium. Përkundrazi, pritet që Rregullorja e re të kryej presion në rënie ndaj çmimit të shitjeve të veturave të reja të kategorive të ulëta ose të mesme. Sa i përket automjeteve të përdorura të udhëtarëve, mund të ketë ndikime fiskale negative edhe te automjetet e kategorive luksoze, si dhe te automjetet shumë të vjetra. Në të dyja rastet – gjatë blerjes së automjeteve të reja ose të përdorura, Rregullorja do të zbatohet ndaj vlerës së tatimit të automjeteve për automjetet që i përkasin grupit të ndotësve më të mëdhenj, të emetimit të lartë të gazrave të shkarkimit CO2 që importohen në vend në numër më të vogla”, qëndron në kumtesë.

Sipas Ministrisë së Financave, procesi i përgatitjes së ndryshimeve dhe plotësimeve në Rregullore u zhvillua në mënyrë transparente dhe inkluzive,  duke zhvilluar konsultime me përfaqësuesit e Odave Ekonomike në vend, nga të cilët  u shpreh përkrahje për miratimin e Rregullores së re për mënyrën e përllogaritjes së tatimit mbi automjetet dhe mbi vlerat e nevojshme për përllogaritjen e tatimit të automjeteve.

MARKETING