Mexhiti: VLEN nuk përçahet, ndryshimi është i pandalshëm

Mexhiti: VLEN nuk përçahet, ndryshimi është i pandalshëm

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe një nga liderët kryesorë të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike brenda koalicionit, duke theksuar se përpjekjet për përçarjen e tij kanë dështuar.

MARKETING

Me anë të një postimi të ngarkuar me mesazhe politike, Mexhiti tha se “angazhimi politik pa ideal është oportunizëm” dhe akuzoi individë brenda spektrit politik shqiptar për veprime që u shërbejnë interesave personale dhe klienteliste.

Sipas tij, tentativa për të përçarë koalicionin VLEN u shty nga “politikanët e të shkuarës” dhe “klanet e pushtetit e nëntokës”, të cilët, sipas tij, e shohin ndryshimin si kërcënim.

“Ne i rezistuam këtij sulmi. Me bindje dhe qëndrueshmëri i hodhëm poshtë goditjet,” theksoi Mexhiti, duke shtuar se Aleanca për Shqiptarët do të dalë më e fuqishme nga ky proces, ndërsa “fryma e VLEN do të ngadhënjejë ndaj të vjetrës dhe të harxhuarës.”

Ai u shpreh i bindur se procesi i ndryshimit do të vazhdojë dhe ftoi qytetarët që besojnë në parime dhe ideale të bashkohen me këtë vizion politik. “Jemi më të fortë se para një viti, sepse nijetin e kemi të drejtë, vullnetin të pastër,” deklaroi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Mexhiti përsëriti moton që ka shoqëruar koalicionin VLEN që nga fillimi: “Të besosh në parime dhe të luftosh për t’i mbrojtur ato – PO – IA VLEN!”

MARKETING