Mexhiti: Të tjerët po i ndërrojnë emrat, VLEN edhe para një viti ishte VLEN

Zv/kryeministri Izet Mexhiti nga Haraçina, ku ka inspektuar punimet për përfundimin e fazës së parë të kanalit të Haraçinës, tha se VLEN-i është unik dhe se VLEN-i edhe para një viti ka qenë VLEN ndërsa ata që po ndryshojnë janë partitë opozitare.
“Të tjerët i ndrrojnë emrat. Herë…nuk po i mbaj mend… Fronti Evropian, Fronti Kombëtar, tash AKI… nuk di… ata kanë problem me identitetin. Po bashkohen disa forca politike që në të kaluarën janë përplas keq dhe ju e shihni që është evidente që dikush po largohet nga aty. U largu partia turke e cila ka qenë parti serioze me diku 20 mijë banorë, u largu Menduh Thaçi, të shohim ditëve në vijim. VLEN asnjëherë nuk ka qenë më unik, asnjëherë s’ka qenë më i bashkuar dhe këtë e dëshmojmë edhe me kandidaturat”, deklaroi mes tjerash Mexhiti.