Mexhiti takoi Erdoğan: Nënshkruam Deklaratën e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim

Mexhiti takoi Erdoğan: Nënshkruam Deklaratën e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sëbashku me kryeministri e vendit, Hristijan Mickoski janë pritur në një takim nga presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan.

Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i partneritetit strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Pas takimit, u nënshkrua Deklarata e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim. Ky është një hap kyç që do të çojë marrëdhëniet mes dy vendeve në një nivel të ri dhe më të thellë. Këshilli do të jetë një platformë e re për zhvillimin dhe koordinimin e strategjive për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke përfshirë politikën, sigurinë, mbrojtjen, tregtinë, energjetikën, arsimin, rininë, shëndetësinë, transportin, transformimin digjital, bujqësinë, infrastrukturën, kulturën, turizmin, shkencën dhe sportin, si dhe për lidhjet mes qytetarëve të të dy vendeve.

Ky angazhim i përbashkët do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe avancim në shumë sektorë, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

MARKETING