Mexhiti: Srebrencia është një nga tragjeditë më të tmerrshme të shekullit 20-të

Mexhiti: Srebrencia është një nga tragjeditë më të tmerrshme të shekullit 20-të

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka përkujtuar 29 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.
Ai shkruan se kjo ngjarje është një nga tragjeditë më të tmerrshme të shekullit 20-të dhe është sinonim i dhimbjes së thellë.
“Ditën e nisa, me homazhe për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Homazhet janë një formë përkujtimi për një kujtim të hidhur, por që nuk duhet harruar kurrë.
29 vjet më parë, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, u vranë brenda ditës në Srebrenicë. Ky gjenocid tregon se si urrejtja e skajshme frymëzon krime të papërfytyrueshme kundër njerëzimit.
Çdo ditë e përherë, duhet të punojmë në mirëmbajtjen e kujtesës sonë kolektive dhe në emancipimin e brezave të rinj, që tjetri nuk është armik. Duke nderuar kujtimin e viktimave, dhe duke mësuar nga e kaluara, mund të ndërtojmë një të ardhme ku krimet e tilla nuk do të ndodhin më kurrë”, ka shkruar zv/kryeministri Mexhiti.

MARKETING