Mexhiti: Sot ndjej më shumë se kurrë se Çairi ka një ekip që nuk dorëzohet, që punon dhe që fiton bashkë

Mexhiti: Sot ndjej më shumë se kurrë se Çairi ka një ekip që nuk dorëzohet, që punon dhe që fiton bashkë

Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, i cili doli edhe fitues në zgjedhjet lokale, ka njoftuar se mbrëmjen e sotme është takuar me ekipin i cili sipas tij është më meritori për arritjen e fitores në zgjedhjet.
Mexhiti ka thënë se fitorja në zgjedhjet është fitore e strukturës dhe aktivistëve, e atyre që e duan Çairin, raporton SHENJA.
“Mbrëmja e sotme ishte festë me ekipin e fitores, në komunën e Çairit. Me njerëzit që qëndruan në çdo ditë të fushatës, në çdo lagje të Çairit, me përkushtim, durim dhe besim të palëkundur.
Fitorja që arritëm nuk është rastësi, por rezultat i punës, përkushtimit dhe besimit që kemi ndërtuar bashkë. Është fitore e strukturës dhe aktivistëve tanë, e njerëzve që qëndruan në çdo cep të Çairit, që e kthyen energjinë dhe vizionin tonë në një fitore të vërtetë qytetare.
Ju falënderoj secilin veç e veç.
Çdo orë pune, çdo hap, çdo përpjekje e juaja ka pasur kuptim. Falë jush, kjo fitore ka vlerë të veçantë, sepse është fitore e pastër, e ndërtuar me besim, punë dhe dashuri për Çairin.
Ju falënderoj nga zemra për qëndrueshmërinë, përkushtimin dhe besimin që më keni dhënë.
Sot ndjej më shumë se kurrë se Çairi ka një ekip që nuk dorëzohet, që punon dhe që fiton bashkë.
Faleminderit për gjithçka.
Krenar për ju, krenar për Çairin tonë!”, ka shkruar Mexhiti.

MARKETING