Mexhiti: Sipas të gjitha gjasave unë do jem kandidat i VLEN-it për Çairin

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, tha se nuk është e vërtetë se nuk ka mosmarrëveshje brenda VLEN-it për ndarjen e komunave.
Ai tha se ata po diskutojnë, debatojnë, kanë angazhuar edhe agjencione për të nxjerrë kandidatët më të mirë.
“Krejt kjo është në funksionojë që të dalim para qytetarëve me kandidatët më të mirë të komunave, më të përgatiturit më profesionalët,”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Mexhit tha se deri tani në VLEN ka edhe komuna që dihen kandidatët që do të jenë, por deri në fund të javës do të dalin me listën e kandidatëve prej Struge deri në Likovë.
“Sipas të gjitha gjasave unë do të jem kandidati në Çair, mirëpo flas për kandidaturat për gjitha komunat prej Struge deri në Likovë ku shumicë janë shqiptarë”, deklaroi Mexhiti.