Mexhiti: Shumica brenda VLEN-it janë për idenë me bashkëkryetarë, Ilir Demiri deputet i ri i VLEN-it
Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, tha se kërkesa e votuesve dhe strukturave partiake është e qartë dhe se ata dëshirojnë bashkimin e VLEN-it.
Ai tha se konform kësaj kërkesa liderët e partive janë duke vepruar. Ai përmendi veprimin e Besës për të shkarkuar organet e Besës, ndërsa tha se këtë po e bën edhe Fetahu dhe Azir Aliu, deputetja Mimoza Musa, si dhe Ilir Demiri, për të cilin tha se është deputeti i radhës që i bashkëngjitet VLEN-it.
“Këto ditë me siguri po përgatitet edhe Lëvizja Demokratike që të thirret kuvendin themelues për tu shkrirë dhe për ta bërë VLEN-in një parti”, tha Mexhiti.
I pyetur nëse Alternativa nuk e pranon idenë me bashkëkryetar por kërkon me rotacion, Mexhiti tha se po bisedohet me argumente pro dhe kontra.
“Pjesa dëmruese e faktorëve brenda VLEN-it janë për konceptin bashkëkryetar por normal që këtu është edhe Alternativa dhe bashkë do vazhdojmë dhe këtu nuk ka aspak shqetësime për mendimet e ndryshme”, tha Mexhiti, duke shtuar se parësore që VLEN-i të jetë një, raporton SHENJA.

