Mexhiti shpall fitoren në Çairi: Sonte fituan shqiptarët, një klasë politike u dërgua në pension

Mexhiti shpall fitoren në Çairi: Sonte fituan shqiptarët, një klasë politike u dërgua në pension

Kandidati i koalicionit VLEN për Çairin, Izet Mexhiti, në konferencë për media i uroj fitoren Ali Ahmetit në komunën e Pllasnicës.
Në Çairi, Mexhiti, tha se fituan të gjithë shqiptarët dhe u pensionua një klasë politike.
“Sot me zemrën plotë dua të them me zë të lartë fituan shqiptarët dhe një klasë politike u penisonu”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Mexhiti tha se Çairi mbrojti nderin e të gjithë shqiptarëve.
“Është fitore e një klase politike që erdhi dhe solli ndryshim dhe po bën ndryshimin”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Mexhiti kërkoi nga kundërshtari i tij Ali Ahmeti që të shkojë në pension.

MARKETING