Mexhiti: Rruga “Maksut Sadik” përfundon, nis ndërtimi i kampusit të Universitetit “Nëna Terezë”

Një tjetër investim madhor, Rruga “Maksut Sadik” përfundoi me sukses, dhe po në këtë ditë nis ndërtimi i kampusit modern të Universitetit “Nëna Tereza”.
Rruga “Maksut Sadik” është tashmë përfunduar me sukses dhe gati për t’u vënë në shërbim të qytetarëve, një investim i realizuar me standardet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe funksionalitetit.
Me vlerë rreth 220.000 euro, ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës urbane të Çairit.
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë dhe Komunës së Çairit, kjo rrugë që lidh lagjet e Çairit me bulevardin “Nikola Karev” dhe Universitetin “Nëna Terezë” është shndërruar në një arterie të rëndësishme zhvillimore, që lehtëson qarkullimin dhe rrit vlerën urbanistike e ekonomike të zonës.
Dhe simbolika është e jashtëzakonshme: në të njëjtën ditë kur përfundon rruga që çon drejt dijes, nis ndërtimi i
kampusit modern të Universitetit “Nëna Terezë”, një investim historik prej 40 milionë euro, i pari i këtij niveli që realizohet nga një qeveri për një universitet shqiptar në Maqedoni të Veriut.
Një përfundim dhe një fillim që bashkohen në një mesazh të vetëm: Çairi po ecën përpara, me zhvillim, me dije dhe me vepra që mbeten përjetësisht!
Urime, Çairi im!