Mexhiti: Premtimi i mbajtur, nis rikonstruksioni i rrugës “Maksut Sadik” në Tophanë

Në lagjen Tophanë të Çairit kanë nisur punimet për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Maksut Sadik”, një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës. Ky investim ishte paralajmëruar disa javë më parë nga kandidati për kryetar të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti.
Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti kujtoi se kishte premtuar fillimin e punimeve brenda një muaji dhe theksoi se ky premtim tashmë është në realizim.
“Mirëmëngjesi nga rruga ‘Maksut Sadik’ në Tophanë. Punë dhe përkushtim!”, shkroi ai në një video të publikuar në Facebook.
Rruga “Maksut Sadik” është një arterie e rëndësishme për banorët e Çairit dhe më gjerë, ndërsa përfundimi i rikonstruksionit pritet të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e jetës urbane.