Mexhiti: Po vendosim kontejnerë nëntokësor në të gjithë Çairin

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njëkohësisht kandidat për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se i gjithë territori i Çairit do të pajiset me kontejnerë nëntokësorë. Ai theksoi se zbatimi i këtij projekti do të fillojë nga Çarshia e Vjetër.
“Katër janë ekzistues në Çair, edhe nëntë tjera ka gjasa me i nis në shtator. Komplet ë Çair, ku ka lokacione për kontejnerë, me i fut kontejnerët ndër tokë. Ne duam ta japim kontributin, ajo që na takon neve. Por të gjithë kontejnerët t’i bëjmë edhe në rrugë dhe rrugica që janë në kompetenca tona, edhe në rrugët kryesore, edhe në Çarshi. Dmth të jenë të gjithë ndër tokë”, tha Mexhiti.