Mexhiti: Pishinë e re për nxënësit në Çair, investim 1 milion euro

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se në Lagjen Fushë Topanë në Çair po ndërtohet një pishinë e re për nxënësit.
Ky projekt ka një vlerë prej 1 milion euro dhe do t’u shërbejë fëmijëve të shkollave për mësim noti, ushtrime, gara dhe rekreacion gjatë gjithë vitit.
Pishina do të ketë një sipërfaqe prej 620 metra katrorë dhe thellësi nga 80 cm deri në 1.30 metra. Ajo po ndërtohet me strukturë moderne dhe sipas standardeve të larta të sigurisë.
Sipas Mexhitit, punimet po ecin shpejt dhe qëllimi është që nxënësit ta përdorin pishinën që nga muaji shtator.