Mexhiti për poliklinikën në Saraj: Bëhet fjalë për investim prej 79 milionë denarëve
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se hapja e poliklinikës në Saraj është sukses i përbashkët, ndërsa theksoi se ky institucion shëndetësorë do t’u shërbejë mbi 45.000 banorëve.
“Është nder i madh që mëngjesin e sotëm bashkërisht të promovojmë hapjen e poliklinikës Saraj, e cila do t’u shërbejë mbi 45.000 banorëve në këtë pjesë të qytetit, dua të theksoj se ky është sukses i përbashkët për të cilën duhet të krenohemi të gjithë, bëhet fjalë për investim prej 79 milionë denarëve, i siguruar nga MSH”, theksoi Mexhiti.