Mexhiti: Pavarësia e Kosovës, simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare!

Mexhiti: Pavarësia e Kosovës, simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare!

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e Pavarësisë, që siç tha, në këtë ditë kujtohet sakrifica dhe krenaria e popullit të Kosovës që për asnjë moment nuk u ndal në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

MARKETING

“Kosova jonë, të uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë!
Në këtë ditë të shënuar për Kosovën, kujtojmë sakrificën, qëndresën dhe krenarinë e një populli që për asnjë moment nuk u ndal në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Gëzuar këtë ditë të madhe për kombin tonë, me dashuri dhe respekt për vëllezërit dhe motrat tona kudo që janë”, ka shkruar Mexhiti.

MARKETING