Mexhiti pas takimit me Kallas: Reformat dhe lufta kundër korrupsionit, çelësi për integrimin në BE

Mexhiti pas takimit me Kallas: Reformat dhe lufta kundër korrupsionit, çelësi për integrimin në BE

ëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe zbatimit të reformave të thella si rrugë e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE.

MARKETING

Deklarata e tij erdhi pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Kaja Kallas, takim që Mexhiti e cilësoi si një hap të rëndësishëm për forcimin e perspektivës evropiane të vendit.

“Bashkëpunimi i ngushtë dhe lufta e vendosur kundër korrupsionit janë çelësi i rrugës sonë drejt integrimit në BE,” u shpreh Mexhiti, duke nënvizuar se qeveria aktuale është e përkushtuar për ndërtimin e një Maqedonie të Veriut të fortë, të drejtë dhe me perspektivë të qartë për qytetarët e saj.

Ai shtoi se me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, vendi do të ecë me vendosmëri drejt qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE. “Angazhimi ynë është i palëkundur,” theksoi ai, duke përmendur gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në këtë drejtim.

Takimi me znj. Kallas shihet si një sinjal i qartë për vazhdimin e mbështetjes evropiane në procesin e reformave dhe konsolidimit demokratik të Maqedonisë së Veriut.

MARKETING