Mexhiti: Nuk u përçam, por u bashkuam!

Koalicioni VLEN ka promovuar zyrtarisht shtabin zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili në fjalën e tij theksoi unitetin dhe misionin e koalicionit për t’u përballur me sfidat politike dhe për të përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve shqiptarë.
MARKETING
“Sot nuk është fillimi, ky është vazhdimi i fitores së një viti më parë. Është vazhdimi i çlirimit nga politika e së kaluarës,” – deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se qytetarët shqiptarë nuk janë të zhgënjyer nga politika në vetvete, por nga mungesa e saj e vërtetë.“Shqiptarët janë lodhur jo nga politika, por nga mospolitika. Janë lodhur nga intrigat dhe keqpërdorimi. Nuk kanë kërkuar shumë – vetëm dinjitet, barazi dhe të drejtën për të mos u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre,” – shtoi ai.
Mexhiti përfundoi duke theksuar se VLEN është koalicioni që synon të rikthejë këtë dinjitet të humbur dhe të ndërtojë një realitet të ri politik për shqiptarët në vend.