Mexhiti: Nuk shoh asnjë logjik për zgjedhje të parakohshme parlamentare, së shpejti do kemi mbi 80 deputetë
Zv/kryeministri Izet Mexhiti, deklaroi sot se nuk sheh asnjë arsye që të ketë zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale, ngase, siç deklaroi ai, që nga viti 1990 në Maqedoninë e Veriut nuk ka patur qeveri më stabile se kjo.
“Kjo qeveri ka 78 deputetë dhe po rritet, pritet që të tejkalon numrin 80, kjo është 2/3 e parlamentit, pra nuk rezon për me rrit ose për të hyrë në kalkulime duke e patur një shumicë të tillë. Kjo është shumicë stabile e cila mund të ndërron edhe kushtetutë edhe ligjet edhe gjithçka që është në interes të qytetarëve”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Mexhiti shtoi se çdo gjë tjetër është e paarsyeshme dhe e jologjikshme, hyrja në zgjedhje, tha ai, nënkupton disa muaj, para dhe pas, bllokim të proceseve, punësimeve, bllokim të procedurave për investime.
“Por më të dëshpëruar nga kjo do të dalin biznesi i këtij vendi sepse ata duan të punojnë. Në zgjedhjet ndikon edhe tek biznesi sepse i bllokon proceset e tyre. Pra nuk shoh asnjë logjik për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Mexhiti. /SHENJA/