Mexhiti në takim me sindikatat: Arsimi mbetet prioritet i Komunës së Çairit

Mexhiti në takim me sindikatat: Arsimi mbetet prioritet i Komunës së Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili është edhe një nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, ka realizuar sot një takim pune me përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit nga Komuna e Çairit, në këtë takim është diskutuar për gjendjen aktuale në sektorin e arsimit, sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit, si dhe nevojat konkrete të shkollave në territorin e komunës. Po ashtu, është biseduar edhe për mundësitë e përkrahjes institucionale nga ana e pushtetit lokal.

Mexhiti ka vlerësuar se bashkëpunimi i ngushtë mes komunës dhe institucioneve arsimore është thelbësor për përmirësimin e kushteve të punës dhe për avancimin e procesit mësimor.

Ai ka theksuar se Komuna e Çairit do të vazhdojë të ketë arsimin në mesin e prioriteteve kryesore, duke garantuar mbështetje dhe respekt ndaj rolit të mësimdhënësve në shoqëri.

MARKETING