Mexhiti: Minçev, braktis retorikën e Apasievit dhe sillu si ministër i të gjithëve

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i ka bërë thirrje ministrit të administratës Goran Minçev që të braktis e Dimitar Apasievit dhe të sillet si ministër.
Mexhiti më tej ka shkruar se përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore është kategori kushtetuese, e pandryshueshme, që respektohet dhe do të respektohet, i pëlqen kjo Minçevit ose jo!
Ja reagimi i plotë i Mexhitit:
Minçev të mos sillet si një kopje e Apasievit, sepse nuk i ngjajnë aspak njëri-tjetrit.
Goran Minçev duhet ta braktisë retorikën e Dimitar Apasievit dhe të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve në vendin tonë të përbashkët.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë transformimin e marrëdhënies së punës nga kontratë në vepër në punësim të përhershëm për rreth 1500 të punësuar në shëndetësi, nga të cilët 750 janë shqiptarë. Për këtë jemi krenarë.
Përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore është kategori kushtetuese, e pandryshueshme, e pakthyeshme, që respektohet dhe do të respektohet, i pëlqen kjo Minçevit ose jo!